Spiropali: Të bëhemi bashkë deri sa toka të dridhet, deri sa bota ta mësojë se kush jemi

44

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, në seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë e cila po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, dërgoi porosi të shumta, përcjell TV21. Spiropali tha se të duhet “të bëhemi bashkë deri sa toka të dridhet, e deri sa bota ta mësojë se kush jemi ne”.

“Ne që po takohemi jemi pak, duhet të ishëm më tepër, duhet të ishim me mijëra, me qindra-mijëra dhe prap pak janë. Duhet të takohemi të gjithë aq sa jemi, aq sa shqiptarë ka bota me miliona. Aq shqiptarë sa ka bota, nuk prishin punë, përkundrazi nuk prish punë se s’na nxe kjo sallë, ka salla të tjera, janë fushat, luginat ku mundemi me u taku e me u çmall e me u mirëkuptu me njëri tjetrin”, tha mes tjerash Elisa Spiropali – kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Comments