Kurti: Kosova i ndau 4 milionë euro për Luginën, uroj të shërbejë si shembull edhe për Shqipërinë

65

Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalës së tij në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë tha se Kosova dhe Shqipëria kanë punë përpara dhe jo vetëm për qytetarët e dy vendeve, por edhe për shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Për ta, Kurti tha se janë komuniteti më i diskriminuar në Europë.

“Komisionet e përbashkëta parlamentare të ngritura enkas për marrëdhëniet dhe marrëveshjet midis dy shteteve besoj se do të ndihmonin në këtë drejtim. Kemi punë përpara, jo vetëm ndaj qytetarëve tanë, por dhe për ndihmuar për sigurinë e jetesën e dinjitetshme te shqiptarët në shtetet fqinje, në Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi, por sidomos në Luginën e Preshevës në Serbi. Shqiptarët nën Serbi janë komuniteti etnik më i diskriminuar në Evropë, prandaj ata meritojnë vëmendje më të madhe në bashkërendimin e politikave rajonale të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës. Shqiptarët nuk janë fajtorë që janë autoktonë”.

Kurti pati edhe një propozim për Shqipërinë se si duhet t’i ndihmohet shqiptarëve atje, duke ndjekur shembullin e Kosovës.

“Në buxhetin e vitit të ardhshëm kemi ndarë si Qeveri e Kosovës katër milionë euro për Luginën e Preshevës. Uroj të shërbejë kjo si një shembull edhe për Shqipërinë!”./Express/

Comments