Ka përfunduar trajnimi tradicional dhe më sfidues i realizuar nga FSK-ja, nën organizimin e Komandës së Forcave Tokësore “Simboli i Ujkut”.
Pjesëmarrësit i pranuan certifikatat, pasi kaluan sfidat me sukses.
“Qëllimi i organizimit të këtij trajnimi është përgatitja e pjesëtarëve në detyra të ndryshme si: përgatitja fizike, trajnime specialisitke, qitje dhe manovra me municion luftarak, planifikime dhe taktika ushtarake, mbijetesa dhe udhëheqja”, shkruan në komunikatën e FSK-së.