Greqia në panik: Turqia dhe qeveria e re në Siri mund të nënshkruajnë një marrëveshje për kufijtë detarë

129

Pas përmbysjes së qeverisë së Bashar al-Assad në Siri, shtypi grek shkruan për frikën në Greqi nga përfundimi i mundshëm i një marrëveshjeje për përcaktimin e kufijve detarë mes Turqisë dhe Sirisë.

Gazeta greke “Ekathymerini” ka frikë se nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë do ta nxjerrë plotësisht “jashtë loje” Greqinë, për këtë arsye qeveria greke po monitoron nga afër këtë çështje.

Turqia më parë nënshkroi një marrëveshje të ngjashme me Libinë.

Comments