Ky është i riu që humbi jetën në vetaksident trafiku afër Klinës

83

Sot në orët e mëngjesit, një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë, në afërsi të fshatit Poterq të Klinës.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se viktima është Erblin Berisha, 23-vjeç.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti i viktimës ka dalë nga rruga për arsye ende të paqarta.

“Ekipet policore dhe ato emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit”, tha Gashi.

Policia iu bënë thirrje për kujdes të shtuar në rrugë, sidomos në këtë periudhë të vitit kur kushtet atmosferike mund të ndikojnë në sigurinë e ngasjes.

Comments