Kryeministri i Grenlandës i përgjigjet Trumpit, thotë se ishulli nuk është në shitje
“Grenlanda nuk është në shitje,” tha sot kryeministri i atij territori autonom danez, Mute Egede, duke reaguar ndaj njoftimit të presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump se Shtetet e Bashkuara do të marrin “pronësinë dhe kontrollin” e atij ishulli Arktik. .
“Grenlanda është e jona. Ne nuk jemi në shitje dhe nuk do të jemi kurrë në shitje. Ne nuk duhet ta humbim luftën tonë të gjatë për liri”, tha Egede.
Trump njoftoi dje se ka zgjedhur Ken Howery, ish-ambasadorin e SHBA në Suedi, si ambasadorin e ri të SHBA në Danimarkë.
Trump shkroi në platformën e tij Tryth Social se ishte absolutisht e nevojshme që Shtetet e Bashkuara të merrnin pronësinë dhe kontrollin e Grenlandës për atë që ai tha se ishte siguria kombëtare dhe liria në mbarë botën.