A do të shëndrrohet Siria në një arenë të re të përpasjeve gjeopolitike për tubacionet e gazit?
Shkruan: Nefail Emini
Rënia e Bashar al-Assad shkaktoi një tronditje gjeopolitike të fuqishmë, jo vetëm në Siri, por në të gjithë rajonin e Lindjen e Mesme. Kjo jo vetëm për faktin, se mori fund një regjim gjakatarë që shkatoi mbi 500 mijë të vdekur dhe miliona të zhvendosur, por edhe për rolin e ri që mund të luaj qeveria post-Assad në gjeopolitikën energjetike të kësaj hapësire. Pozita e jashtëzakonshme strategjike si shtetet qëndror në mes të Lindjes së Mesme, i jep mundësi që të shëndrrohet në një vend transit mjaft të rëndësishëhm për kalimin e tubacioneve të gazit që mund të vijnë nga shtetet e Gjirit Persik si dhe nga Mesdheu Lindor drejt tregjeve Evropiane. Ky rol i ri, do ta shëndrrojë Damaskun në një faktor shumë të rëndësishëm në tregun energjetik global, por që në të njejtën kohë ajo do të shëndrrohet përsëri në një arenë të përplasjes dhe konkurrencës gjeopolitike jo vetëm mes fuqive rajonale por edhe atyre globale. Një projet i tillë është ai i tubacionit Katar-Turqi, që do të kaloj përmes Sirisë, i cili pashmangshmërisht do të shëndrrohet në një faktor të pëprlasjes gjeopolitike mes përfituesve dhe humbësve nga ky tubacion.
Rezervat e gazit natyror të Katarit
Katari është një nga shtetet me rezervat më të mëdha të gazit natyror në botë, ku ajo rënditet në vendin e tretë në botë menjëherë pas Rusisë dhe Iranit. Rezervat e provuara të Katarit shkojë në rreth24 trilion metër kug gaz natyror, ndërsa sa i përket prodhimit ajo renditet në vendin e gjashtë me rreth 6 milion metër kub të prodhuar në vitin 2023. Kjo fuqi prodhuese i ka dhënë ishullit një rëndësi shumë të madhe në tregun energjetik global, e për pasojë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Doha ka arritur që potencialin energjetik, ta shfrytëzoj në mënyrë perfekte në aspektin diplomatik, pasi ajo ka arritur që ti avancoj dhe realizuar synimet e saj gjeopolitike jo vetëm në rajonin e Lindjes së Mesme, por edhe në politikën globale.
Siria rol qëndror në trasportimin e gazit nga Katari drejt tregjeve Evropiane
Shumë shtete të cilët edhe pse nuk kanë pasuri energjetike, dita ditës po shëndrrohen në faktor shumë të rëndësishëm në gjeopolitikën energjetike, e kjo falë pozitës së tyre strategjike si vend transit nga do të kalojnë tubacionet e gazësjellësve dhe naftësjellësve. I tillë është rasti me Sirinë, i cili ka një pozitë kyçe strategjike në mes të Lindjes së Mesme dhe që lidhë Mesdheun Lindor dhe Gjirin Persik të pasur me hidrokarbure. Kjo e bënë atë të lakmueshme për ndërtimine tubacioneve që do të sjellë burimet energjetike nga Gjiri në drejtim të tregjeve ndërkombëtare. Një nga projektet e shumta është ai i ndërtimit të një tubacioni nga Katari drejt Arabis Saudite, Joradnit, Sirisë e Turqisë me synim tregjet e kontinentit të vjetër. Ideja e këti projekti është hedhur në vitin 2009, e cila kishte një kosto financiare që kapte shifrën e 10 miliard dollarëve dhe kishte një gjatësi prej 1500 kilometrash. Ky projekt ishte refuzuar nga ish presidenti Bashar al-Assad, pasi në këtë përballje gjeopolitike, ai mbështeste interesat ruse dhe iraniane. Lufta civile që filloi në vitin 2011 e la përkohësisht menjëanë këtë projekt, por që pas rënies së Assad, ideja e tubacionit përsëri është rigjallur përsëri. Ky projekt, pashmangshmërisht do të shkaktoj turbulenca gjeopolitike mes shteteve që mbështesin një projekt të tillë por edhe të atyre që janë kategorikisht kundër saj.
Kush humbet dhe fiton nga tubacioni Katar-Turqi
Siria
Nëse një projekt i tillë do të materializohet, atëherë Siria do të shëndrrohet në një shtete shumë të rëndësishëm në tranzitin e burimeve energjetike drejt Evropës dhe tregjeve tjera ndërkombëtare. Kjo pozitë e re gjeopolitike e Damaskut është thikë me dy presa, pasi në njërën anë ajo do të përfitonte ndërsa në anënë tjetër ajo edhe do të rrezikonte. Përfitimi lidhet me faktorë ekonomik edhe politik. Në aspektin ekonomik, kjo do ti mundësonte Sirisë deversifikimin e burimeve energjetike për përdorim të brendshëm, do të sigurojë të ardhura nga kalimi i tubacioneve që janë shumë të rëndësishmë sidomos tani në periudhën e rindërtimit. Në aspektin politik, kjo do ta rriste rëndësinë gjeopolitike të saj, jo vetëm në rajon por edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, pasi do të shëndrrohet në një nga nyjet më të rëndësishme në tregun energjetik global. Rrezku lidhet me faktin, se disa shtete rajonale, por edhe globale, kundërshtojnë një projekt të tillë, pasi ajo godet direkt ineteresat e tyre strategjike, e kjo mund të sjellë pasoja negative për Damaskun në aspektin e stabilitetit dhe sigurisë, e cila është shumë e kushtueshmë duke marrë parasysh situatën tejet delikate në të cilën gjendet ajo.
Turqia
Turqia është një nga shtetet që do të përfitonte jashtëzakonisht shumë nga ndërtimi i një tubacioni të tillë dhe ka qenë mbështetësi kryesor i këti projekti. Ky përfitim përkthehet si në aspektin ekonomik dhe politik. Aspekti ekonomik lidhet me të ardhurat që do të merr Ankaraja nga kalimi i tubacionit, deverzifikimin e burimeve energjetike, fuqi më të madhe negociuese për çmime më të lira të gazit për konsum të brendshëm. Përfitimi i jashtëzakonshëm lidhet në aspektin gjeopolitik, pasi nëse ky tubacion materializohet, atëherë kjo do ta shëndrrojë Turqinë në nyjen më të rëndësishme të shpërndarjes së burimeve energjetike jo vetëm të Rusisë dhe Azisë Qëndrore, por edhe të Lindjes së Mesme. Kjo pashamngshëmrisht do ta bëjë Ankaranë një aktor shumë të rëndësishëm në tregun energjetik global, e për pasojë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, pasi me eksportimin e burimeve energjetike, eksportohet edhe ndikimi dhe influenca, gjë të cilën Turqia deri tani e ka bërë në mënyrë mjaft perfekte.
Katari
Katari është një shtet tjetër që do të përfitonte jashtëzakonisht shumë nësë do të ndërtohej një tubacion i tillë. Për vite me rradh, Doha ka bërë eksportimin e gazit natyror drejt tregjeve ndërkombëtare përmes transportit detar, e cila ka rezultuar me kosto të mëdha financiare dhe pasiguri të mëdha. Për një kohë të gjatë Katari ka qenë në kërkim të deverzifikimit të mënyrës së transportit të gazit natyror, e kjo është një mundësi e artë për të. Nëse ky projekt realizohet, Katari do të përfitojë kontrata afatgjata për eksport të gazit natyror, të ardhura të mëdha financiare si dhe rritjen e ndikimit në ekonominë dhe politikën ndërkombëtare. Kjo është edhe një nga arsyet se pse Doha ka mbështetur grupet opozitare ndaj regjimit të Assad që çoi në rënien e partis Ba’ath.
Rusia
Rusia që në fillesat e këti projekti ka qenë kundër, e kjo ishte edhe një nga shkaqet që Moska u përfshi në konflitkin e Sirisë në vitin 2015 në mbështetje të Bashar al-Asad. Rusia kishte përkrahur një projekt alternativ, i cili poashtu do të kalonte nga Siria, por që në vend të gazit nga Katrari do të sillte gaz nga Irani, që është aleat i afërt i saj. Për një kohë shumë të gjatë, Rusia ka qenë furnizuesi kryesor i Evropës me burime energjetike posaçërisht të gazit natyror. Ky “monopol” i ka sjellë përiftime të jashtëzakonshme ekonomike dhe gjeopolitike Moskës, duke e bërë atë një aktor mjaft me peshë në zhvillimet e kontinentit të vjetër. Në aspektin ekonomik, kjo i ka sjeellë miliiarda të ardhura buxhetit të Rusisë, e nëse ky tubacion ndërtohet, atëherë Evropa do ta deverzifiko burimet energjetike, e kjo do ti ul të ardhurat në buxhetin e Moskës. Humbja tjetër lidhet me fuqinë dhe peshën politike që ka pasur Rusia, pasi ajo i ka shfrytëzuar burimet energjetike si nje mjet mjaft perfid ndikimi dhe presioni për ti avancuar interesat e saj gjeopolitike ndaj Bashkimit Evropian. Kjo varësi energjetike jo pak herë e ka vendosur BE-në nën presionin e Kremlinit, e nëse ky tubacion ndërtohet, atëherë ata do ta humbin peshën dhe fuqinë e presionit ndaj shteteve të kontinentit të vjetër, që do të ishte humbje shumë e rëndë për prestigjin e saj si fuqi globale dhe si aktor me peshë në poltikën evropiane. Kështu Rusia do të tentoj të pengoj një projekt të tillë, qoftë edhe përmes mundësisë së destabilitetit të Sirisë, apo krijimit të një klime pasigurie që do ta detyronte Turqin dhe Katarin ta ngrijnë projektin deri në një momentum të ri gjeopolitik.