Aktakuza e dytë ndaj Nagip Krasniqit, Kajtazi e quan Kurtin “kapo të krimit”
Pas ngritjes së aktakuzës së dytë ndaj ish-Kryeshefit të KEK-ut të emëruar nga Vetëvendosja, Nagip Krasniqit – me dyshime se ka shkaktuar dëme prej 37 milionë eurosh – gazetari Vehbi Kajtazi gishtin e fajit e ka drejtuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur “kapo të krimit”.
“Vetem nje zyrtar i Albin Kurtit akuzohet se ka shkaktuar 37 milione euro dem KEK-ut. Paramendojeni qindra zyrtare te tij cka i kane ba vendit”, ka shkruar Kajtazi.
“Siç e kam thane moti, Kurti eshte udheheqes i nje ndermarrje te perbashket kriminale. Eshte kapo i krimit”, ka shkruar ai.