Zinedine Zidane pasardhës i Deschamps te Franca?

96

Didier Deschams ka vndosur të mos vazhdoj kontratë me kombëtaren e Francës dhe do të largohet pas Kupës së Botës 2026.

Ai do të largohet pas plot 14 viteve, ku ishte emëruar si trajner i ekipit kombëtra në vitin 2012, shkruan IndeksOnline.

Deschamps gjatë këtyre viteve arriti ta bëj Francën Kampion të Botës në 2018, dhe humbi dy finale të mëdha në Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2022.

E favorit kryesor për ta zënë vendin e 56-vjeçarit është legjenda franceze, Zinedine Zidane.

”Le Parisien” raporton se ish-futbollisti dhe trajneri i Real Madridit do të ulet në stolin e Kombëtares së Francës pas Kupës së Botës 2026, aty ku do të largohet Didier Deschamps.

Zidane nuk ka drejtuar asnjë skuadër që nga viti 2021 kur u largua nga klubi mbretëor dhe shpeshherë është raportuar se do të bëhet trajner i Francës, e kjo mundësi tani duket më afër se asnjëherë më parë./IndeksOnline/

Comments