Veç 50 mijë euro, sulmuesi shqiptar ndërron skuadër në Amerikë
Futbollisti shqiptar, Giacomo Vrioni është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të janarit.
26-vjeçari është larguar nga New England Revolution, por nuk ka ndërruar ligë – pasi tashmë është pjesë e Montreal-it që bën gara poashtu në MLS në Amerikë, shkruan Indeksonline
Transferimi i futbollistit shqiptar te skuadra e Montrealit ka kushtuar vetëm 50 mijë euro, kurse vlera e lojtarit në sajtin “Transfermarkt” është 2 milionë euro.
Vrioni ka qenë pjesë e klubeve italiane, si: Sampdoria, Juventus, Cittadella dhe Venezia. Po ashtu ka luajtur edhe në Bundesliga të Austrisë, te WSG Tiroli.
Në MLS deri tani, Vrioni ka zhvilluar 67 ndeshje, ka shënuar 16 gola dhe ka bërë dy asiste./Indeksonline/