Zyrtare: Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare largohet nga Shkëndija e Tetovës

111

KF Shkëndija njofton se është ndërprerë bashkëpunimi me mesfushorin Valon Ahmedi. Klubi dhe lojtari kanë vendosur që rrugët e tyre të ndahen, duke përmbyllur kështu angazhimin e tij në fanellën kuqezi.

KF Shkëndija falënderon Valon Ahmedin për angazhimin e tij gjatë kohës që përfaqësoi ngjyrat kuqezi.

30-vjeçari ishte transferuar te skuadra shqipare në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht të vitit 2024.

Ai zhvilloi 13 ndeshje në ligë me fanellën “kuqezi”, shënoi një gol dhe bëri një asist.

Më parë, Ahmedi ka luajtur për skuadrat, si: Sudtirol, Celje, Maribor, Shmona, Inter Zapresic dhe Soligorsk.

Në vitin 2017, mesfushori-sulmues bëri dy paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë./Indeksonline/

Comments