Zyrtare: Igball Jashari largohet nga Prishtina, nënshkruan me Drenicën

125

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U21, Igball Jashari është larguar nga Prishtina.

Jashari është transferuar te skuadra e Drenicës që bën gara në Ligën e Parë të futbollit kosovar, shkruan Indeksonline

“Më kënaqësi dhe privilegj ju njoftojmë që Igball Jashari, është përforcimi i radhës i ekipit tonë. Sulmuesi i familjes emblematike Jashari, do të jetë ‘armë’ shtesë për sulmin e skuadrës sonë”, shkruhet në njofitmin e klubit

19-vjeçari ka zhvilluar tetë ndeshje me Prishtinën në Superligë dhe ka bërë një asist./Indeksonline/

Comments