Abdixhiku për Kurtin: Dikur vinte tek unë në shtëpi, tashti unë shërbëtor i Vuçiqit
Kryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, i ka mëshuar vijë të kuqe bashkëpunimit me LVV-në.
Ai tha se akuzat e qeverisë Kurti për bashkëpunim me Serbinë, janë të rrezikshme.
“Është rrezik (të thuhet se bashkëpunon me Serbinë). Të tjerët para meje kanë bashkëpunuar (me Kurtin), unë s’i jap shanse të dyta. Në momentin që ti mua më akuzon se jam shërbëtor i Serbisë, ti me mua e ke përfundu. S’mund të bashkëpunosh ti më me mua! Si mund të bashkëpunosh ti me mua, nëse unë jam shërbëtor i Vuçiqit? Kur derisa s’ke qenë kryeministër, ke ardh në shtëpi të unë, ke nejt aty, ke bërë muhabet, kemi bërë koalicione e marrëveshje”, u shpreh Abdixhiku në Klan Kosova.
Politika i ka disa rregulla, shtoi më tutje ai./Indeksonline/