Pa flamuj dhe pa himnin e Kosovës, Vetëvendosja nis fushatën në Gjakovë
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur fushatën në Gjakovë, por në tubimin e mbajtur në palestrën “Shani Nushi” nuk është parë asnjë flamur i Kosovës.
Përveç kësaj, hapja e fushatës është bërë pa intonimin e himnit të Kosovës teksa përkrahësit kanë mbajtur flamujt kombëtarë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Muhamet Hamitit nga LDK-ja, i cili ka thënë se Vetëvendosja nuk e do Kosovën.
“S’e duan shtetin e Kosovës këta të Albin Kurtit e të VV-së tij.
Qytetarët e Kosovës duhet ta kenë parasysh më 9 shkurt. Mos me i votue”, ka shkruar Hamiti në Facebook.