Komunikacioni në kushte dimri, ndalesë për kamionë në disa drejtime rrugore
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës së lagësht pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë. Reshje të borës me intensitet të ndryshueshëm në orët e mëngjesit vërehen në tërë vendin, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Prej orës 06:30 është normalizuar lëvizja për automjete të rënda ngarkuese në autostradën A1 nga qarkorja Demir Kapi deri tek qarkorja Smokvicë.
Ndalesa aktive për lëvizje të kamionëve ka në drejtimet rrugore Gostivar – Mavrovë – Dibër, Gostivar – Strazhë – Kërçovë, në Presekë, Pletvar, Gjavatë, Strugë – v.k. Qafë Thanë, Tetovë – Kodër e Diellit (për llojet e tjera të automjeteve është e detyrueshme pajisja dimërore) dhe Strumicë – Berovë.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkaliemt kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, lugina lumenjsh dhe qafa malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.