Sot rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

64

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të dalin përpara trupit gjykues sot, në kuadër të rastit “Thaçi dhe të tjerët”, pas një pushimi dimëror trejavor të Gjykatës Speciale.

Seancat do të vijojnë sipas orarit të rregullt, nga e hëna deri të enjten, duke nisur nga ora 09:00.

Ndërkohë, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vendosur të pranojnë me shkrim dëshmitë e dy dëshmitarëve.

Ky vendim, i marrë më 6 janar, lejon mbrojtjen që t’i marrë në pyetje dëshmitarët përkatës.

Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara, gjatë konferencës javore, e cilësoi këtë hap si një zhvillim të rëndësishëm në përgatitjen e procesit gjyqësor.

“Dëshmitë e shkrimtuara do të pranohen dhe mbrojtja do të mund t’i pyet dëshmitarët. Ky është një hap i rëndësishëm në përgatitjen e gjykimit,” deklaroi ajo.

Griep shtoi se një dëshmitar tjetër do të japë dëshmi nëpërmjet video-konferencës.

Në vijim të çështjes, më 20 dhjetor dhe 6 janar, trupi gjykues ka miratuar disa kërkesa të Prokurorisë për paraqitjen e provave dhe dëshmive shtesë.

Ndërsa, më 18 dhjetor 2024, mbrojtësit e viktimave kanë kërkuar që një anëtar i familjes së një viktime të ndjerë të marrë pjesë në emër të saj gjatë procesit gjyqësor.

Ky proces mbetet në fokus të opinionit publik, ndërsa Gjykata Speciale vazhdon shqyrtimin e provave dhe dëshmive për të siguruar një gjykim të drejtë dhe transparent.

Comments