Rritet numri i viktimave në Los Angelos, zjarret favorizohen nga era e fortë
Zjarrfikësit janë në një fazë kritike të betejës së tyre gjashtë-ditore kundër zjarreve vdekjeprurëse në Los Angelos. Ekuipazhet raportojnë përparim, por zyrtarët thonë se kërcënimi i zjarrit do të mbetet shumë i lartë pasi erërat e rrezikshme kthehen këtë javë.
Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë të zhdukur, por zyrtarët thonë se nuk është ende e sigurt për të vlerësuar totalin e vërtetë të viktimave.
Zyrtarët paralajmëruan se pas një fundjave me erëra relativisht të qeta, erërat famëkeqe të thata të Santa Ana do të rriteshin përsëri nga mbrëmja e së dielës deri të mërkurën, duke arritur shpejtësi deri në 96 km/h.
Përpara rritjes së erës, është bërë njëfarë përparimi në ndalimin e përhapjes së zjarreve vdekjeprurëse Palisades dhe Eaton, të cilat po digjen në skajet e kundërta të qytetit. Zjarrfikësit lokalë po ndihmohen nga ekuipazhet nga tetë shtete të tjera, si dhe nga Kanadaja dhe Meksika, të cilët vazhdojnë të mbërrijnë.
Zjarret ushqehen nga një sërë faktorësh, por shkencëtarët thonë se ka ndikuar edhe ngrohja globale, ku Kalifornia është e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike.