Një nxënës 9-vjeçar goditet me shuplakë nga drejtori i shkollës, Veseli jep detaje

130

Është raportuar se pasditen e djeshme, një nxënës në një shkollë të Ferizajt është goditur nga drejtori i shkollës.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, deklaroi për IndeksOnline se nxënësi në fjalë, 9-vjeçar, dyshohet të jetë goditur me shuplakë në fytyrë, brenda objektit shkollor.

“Rastin në polici e ka raportuar babai i nxënësit, ndërsa në rast janë kyçur hetuesit e stacionit të Ferizajt, të cilët nën autorizim të prokurorit të shtetit kanë iniciuar një rast hetimi ‘Keqpërdorim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’”, deklaroi Veseli.

Zëdhënësi i policisë shtoi se drejtori i shkollës është intervistuar nga hetuesit, për t’u liruar më pas në procedurë të rregullt hetimore./IndeksOnline/

Comments