Tallja e Kurtit me kryeqytetin e shqiptarëve: Prizreni, kryeqytet i pekmezit të dardhave të Suharekës

106

Kryeministri Albin Kurti në tubimet e tij elektorale po mundohet ta ngrisë disponimin e simpatizantëve partiak, të cilët nuk po ia mbushin shumë sallat.

Herë pas here në këto tubime po lëshon edhe batuta për të nxitur qeshje tek njerëzit e pranishëm.

Por, jo rrallë batutat e tij po janë edhe fyese.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe dje në tubimin zgjedhor që e ka pasur në Prizren.

Derisa numëronte vetit e qytetit historik, i cili njihet si kryeqytet i shqiptarëve, ai ka thënë se Prizreni është kryeqytet i pekmezit të dardhave të Suharekës.

“Prizreni i juaj e Prizreni ynë i dashur për të gjithë, është kryeqytet i furrtarëve nga Hasi, i ambulatoreve goran, i peshkatarëve nga Kukësi, i bujqve nga ana-drini, i pekmezit të Rahovecit, apo edhe i pekmezit të dardhave të Suharekës”, ka thënë Kurti.

Kjo ka shkaktuar të qeshura të shumta në sallë, të cilët brohorisnin “Albin Baba, Albin Baba”.

Comments