Edhe Bobani e tradhton LVV’në dhe Albinin, e tash?
Me fjalë e konspiracione të tij shërbeheshin ditë e natë – më kryesorja artikulli famëkeq i rremë i “Sllobodna Bosnës” që ishte i ndërtuar vetëm me prononcime të tij.
Në atë artikull që ishte dhënë si “hulumtim” i Sllobodna Bosnës – pa hiç asnjë fakt, dëshmi, gjë të prekshme, të matshme, dokument, figure, ama bash hiç kurrgjë – ishte dhënë në lajme qendrore RTK sulmi më i madh ndaj ndonjë medie vendore se gjoja gazeta Nacionale dhe Periskopi ishin “blerë” nga shteti serb.
Akterë të Vetëvendosjes – prej Albulena Haxhiut, Sali Zybës, Dimal Bashës, Dejona Mihalit, Egzon Azemit e deri te Tomë Gashi – i patën shpërndarë ato artikujt, dhe fjalët e tij të mëvonshme përcjellëse shpëndaheshin si të vërteta të padiskutueshme.
Por, diçka ndërroi me të ashtuquajturin “disident politik”, Boban Bogdanoviq, i cili përkrahej me të madhe nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ky i fundit tash doli me një “alarm” të ri – dhe ka të bëjë hiç me pak se me një “marrëveshje të heshtur” mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të shkaktuar një “incident të ri” në veri të Ksoovës për t’u shërbyer ndërsjelltazi me të:
Një, sipas Bogdanoviqit, që Vuçiqi të largojë vëmendjen prej protestave masive në Serbi – dhe dy, sipas Bogdanoviqit, që Kurti të shërbehet me të për të rritur rejtingun politik.
A do ta shpërndajë edhe këtë Vetëvendosja? E RTK-ja, ta jap në lajme qendore?
“Qytetarë të Kosovës sapo mora informacionin se Aleksandar Vuçiqi dhe Albin Kurti o rganizuan një incident të ri në ???????? që do të largojë vëmendjen nga protestat e studentëve në Serbi dhe do të rrisë rejtingun politik të Lëvizjes Vetëvendosje i cili sot ra nën 30%.! Mos bini për lojën e tyre!”, shkroi Bogdanoviq dje në “X”.
Duke u replikuar komentuesve se kjo çfarë ka thënë është “fake news” Bogdanoviq ua kthen kështu:
“Kur e lajmërova sulmin në Banjskë, ishte lajm i rremë. Kur e lajmërova sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, ishte po ashtu lajm i rremë. Për juve që jeni ‘verbuar’ nga dashura për Albin Kurtin, gjithçka është lajm i rremë. Ai nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës (lajm i rremë)”, shkroi ai në një përgjigje.
Bogdanoviq ndiqet gjerësisht në rrjetin e tij në “X” nga akterë të pushtetit – prej shefit të kabinitetit të Kurtit, Luan Dalipit e deri te Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.
Fjalët e Bogdanoviqit akterë të Vetëvendosjes i shpërndanin gjithandej kur sulmohej Nacionale dhe Periskopi në artikullin famëkeq të rremë të Sllobodna Bosnës, i cili ishte ndërtuar vetëm me prononcime të Bogdanoviqit, dhe ishte dhënë (mbajeni frymën) si “hulumtim” – pa as edhe një grosh fakti, por me deklarata të servuara si fakte.