Baraliu: Jam sinqerisht i brengosur për shëndetin mendor të Albinit

107

Analisti Bleron Baraliu ka shprehur shqetësim për sjelljet e fundit të kryeministrit Albin Kurti gjatë tubimit elektoral në Ferizaj.

Në një postim në Facebook, ai ngriti pikëpyetje mbi shëndetin mendor të Kurtit dhe pasojat që kjo mund të ketë për qytetarët.

“Jam sinqerisht i brengosur për shëndetin mendor të Albinit — dhe konsekuencat për gjithë ne????. Shiheni grushtin në fund????. Ndoshta unë po ‘mbishikoj’ çka nuk vërehet, por këto sjellje e bërtima nuk më duken normale. Ftoj psikologët të më kundërshtojnë (ose konfirmojnë shqetësimin tim).” – tha ai.

Comments