QMK: Turistë turq u shpëtuan në kanionin e Matkës pasi raportuan se janë humbur

61

Turistët turq që ndodheshin përballë restorantit “Kanjoni i Matkës” mbrëmë janë transferuar të sigurt përmes liqenit. Qendra për menaxhim me kriza sot informoi se dje në numrin 112 është raportuar se nuk mund të lëvizin në errësirë dhe se kanë nevojë për ndihmë për të kaluar në anën tjetër ku ndodhet lokali dhe shtegu i këmbësorëve.

“Për këtë nevojitej një mjet lundrues (varkë). QMK-Shkup, në koordinim me institucionet tjera njoftoi se për këtë menjëherë është njoftuar Stacioni Policor i Sarajit dhe Komuna e Sarajit dhe sipas reagimeve, për rreth një orë shtetasit e huaj janë nxjerrë nga vendi ku ndodheshin dhe më pas u transferuan në mënyrë të sigurt përtej liqenit, përkatësisht akumulimi “Matkë”, informoi QMK.

Comments