Haradinaj në SHBA: Shteti mbahet me miq

66

Kreu i AAK-së, njëherit kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj ndodhet në SHBA, ku nga atje thotë se shteti mbahet me miq.

Në ditën e inaugurimit të presidentit Donald Trump, Haradinaj takoi kongresmenët Gary Palmer (Alabama), Andy Harris (Maryland), Brad Knott (Karolina e Veriut), si dhe përfaqësues eminentë të Mërgatës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

“Avansimi i marrëdhënieve të Kosovës me ShBA, koordinimi dhe anëtarësimi në NATO, janë jetike për sigurinë, demokracinë dhe të ardhmen e vendit tonë”, thekson Haradinaj.

Comments