Eman Rrahmani poston fotografi nga inaugurimi i Trumpit: Mashkull dhe femër, vetëm dy gjini
Udhëheqësi i Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani, ka publikuar fotografi nga inaugurimi i presidentit Donald Trump.
Rrahmani ka cituar Trumpin duke shkruar “Mashkull dhe femër, vetëm dy gjini. PIKË”.
Postimi:
NGA CEREMONIA E MARRJES SË DETYRËS NGA PRESIDENTI TRUMP
Kauza Jonë:
“Mashkull dhe femër”, vetëm dy gjini, PIKË
Jam i nderuar që isha i pranishëm në këtë ceremoni madhështore të marrjes së detyrës nga Presidenti Donald Trump. Një moment historik dhe një atmosferë e jashtëzakonshme!
Me krenari përfaqësoj vlerat dhe parimet e Koalicionit për Familjen, për të forcuar lidhjet me aleatin tonë më të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Familja, tradita dhe vlerat konservatore janë themeli ynë!
Ky është një hap domethënës në rrugëtimin tonë për të mbrojtur identitetin dhe të ardhmen e kombit tonë.