Mustafa: Gratë e Kosovës presin ndryshimin, bashkohuni me ne më 9 shkurt

87

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në një konferencë për media ka thëënë se partia po mban nga pesë tubime në ditë.

Gjatë konferencës ditore, ai tha se secili po pret ndryshimin.

“Gratë e Kosovës presin ndryshimin, që më në fund do të kenë një qeveri që do t’u japë zgjidhje dhe jo premtime boshe. Një qeveri që do të zbatojë sistemin e mësimit gjithëditor në gjithë Kosovën, siç kemi bërë në Prishtinë, që fëmijët tanë të kenë një arsim shumë më të mirë, ku kanë një shujtë e ngrohtë dhe aktivitete gjithëditore. Mësim gjithëditor që u mundëson nënave në Kosovë të punoni e të avansoheni në karrierë përderisa fëmijët tuaj janë në shkollë” – ka thënë ai.

Ai ka thënë se u drejtohet të gjitha nënave në Kosovë, që ta votojnë LDK-në dhe t’i bashkohen ndryshimit.

“Andaj ju drejtohem të gjitha nënave në Kosovë: më 9 shkurt, ju nuk po zgjedhni thjesht një parti dhe një program por po zgjedhni një të ardhme që respekton mundin tuaj, që respekton kujdesin tuaj për familjen dhe që fuqizon ëndrrat tuaja.

Ne nuk flasim për ndryshim – ne e sjellim atë!

Bashkohuni me ne më 9 shkurt dhe e ardhmja juaj do të bëhet shumë më e mirë!” – u shpreh Mustafa.

(Pjesë speciale e marketingut)

Comments