Keqpërdorimi i 37 milionëve në KEK, sot nis seanca ndaj Nagip Krasniqit

82

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 dhjetor 2024 ngriti aktakuzën e re ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi dhe Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës.

Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Zejna, si përfaqësues i kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”, akuzohen se me veprimet e tyre i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.

E për këtë akuzë ato sot do të dalin para gjykatës. Seanca pritet të nisë në orën 09:30 minuta.

Comments