Taravari: Fatkeqësisht, në Maqedoni po rritet numri i të sëmurëve me kancer!

I ftuar në Daily Click, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, njëherit edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se në Maqedoni po rritet numri i të diagnostifikuarve me kancer dhe për këtë është rritur edhe kërkesa për terapi onkologjike, përcjell TV21.
-Po rritet numri i kërkesës për këtë terapi, kjo nënkupton se po rritet edhe numri i të diagnostikurve?

“Absolutisht që po, fatkeqësisht në Maqedoni po rritet numri i të prekurve me tipe të ndryshme të kancereve dhe kërkesa për terapi onkologjike është më e madhe. Jo vetëm në Onkologji por edh enë Hematologji, edhe për sëmundjet e rralla”, tha Taravari.
I pyetur edhe për vaksinat kundër kancerit të qafës së mitrës, Taravari tha se do të realizojnë fushata për të ngritur vetëdijen te njerëzit për rëndësinë e vaksinimit.
“Ne trashëguam një situatë që na mungon përqindja e duhur në përgjithësi por edhe e prevenimin e kancerit të mitrës kështu që ne do të vazhdojmë për një fushatë të jashtëzakonshme për t’i vetëdijesuar njerëzit se sa i rëndësishme është përdorimi i vaksinave te fëmijët”, tha ai.