Hoti i reagon Kurtit pasi ky i fundit ia mirënjohu marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë: Çfarë hipokrizie

168

Kandidati i LDK-së për deputet e ish-kryeministri kur u nënshkrua marrëveshja e Uashingtonit, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi Kurti në një intervistë, më në fund, ia njohur meritat Hotit për atë marrëveshje.

“Marrëeshje ekonomike që promovonte stabilitet”- iu referua Kurti, marrëeshjes që e shau, që nga dita e nënshkrimit.

Hoti e ka quajtur hipokrizi një gjë të tillë, duke shtuar se ky është ndër rastet e pastra ku vuhet në pah mashtrimi politik i një lideri, ndër vite.

E plotë:
Pas gjithë këtyre viteve propagandë, akuzave të pabaza dhe shpifjeve të bëra ndaj qeverisjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Albin Kurti për nënshkrimin e Marrëveshjes së Ëashingtonit, sot ai hapur pranon vlerat e saj. Në intervistën për gazetën spanjolle El Mundo – siç transmeton Nacionale – Kurti e quan këtë marrëveshje një nismë që promovon stabilitetin për Kosovën.

Çfarë hipokrizie!

Njeriu që vijojë të ndërtoi prapësirën e tij politike mbi sulmet e pamëshirshme ndaj kësaj marrëveshjeje, sot e pranon rëndësinë e saj.

Ky është një rast i pastër i mashtrimit politik, i një lideri që për vite ka manipuluar qytetarët e Kosovës për përfitime të ngushta politike.

Moszbatimi i kësaj marrëveshjeje ka shkaktuar dëm të pallogaritshëm për vendin tonë – nga humbja e mundësive ekonomike, deri te dëmtimi i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.

Kosova ka humbur kohë dhe besueshmëri.

Kjo është ajo që ndodh kur arroganca dhe mungesa e përgjegjësisë i zënë vendin diplomacisë së matur. Diplomacia nuk është për të kënaqur egon personale apo për të ndërtuar narrativa boshe – është për të mbrojtur dhe avancuar interesat e shtetit.

Albin Kurti dhe qeveria e tij janë përgjegjës për një dështim historik, për një mundësi të artë të humbur. Tani, kur dëmi është bërë, ai përpiqet të justifikohet. Por qytetarët e Kosovës nuk mashtrohen më nga fjalët e tij boshe.

Comments