Dy persona plagosen në Prizren, të dyshuarit janë identifikuar dhe janë në kërkim
Në orët e para të së mërkurës dy persona janë plagosur nga arma e zjarrin në Prizren.
“Me datën 29.01.2025, rreth orës 02:00 në rrugën “Transiti i ri “ në Prizren disa persona të dyshuar janë takuar në parkingun e një pike shitje të derivateve. Të dyshuarit menjëherë pas takimit kanë filluar të fjalosen dhe së paku një person ka shkrepur armën e zjarrit në drejtim të dyshuarve të tjerë. Pas shkrepjes së armës persona të përfshirë janë larguar nga vendi i ngjarjes e dy nga ata kanë kërkuar ndihmën e mjekut në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit.”
Dy të dyshuar gjenden në trajtim mjekësor dhe sipas mjekut kujdestat ata janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa të dyshuarit tjerë janë ende në kërkim.
“Policia gjatë natës ka bërë identifikimin e personave të përfshirë në rast, janë kryer kontrolle në disa vende, tre armë zjarri- pistoleta dhe dy automjete janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Sektori Rajonal i Hetimeve I Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke e hetuar rastin, në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është cilësuar si “Vrasje në tentative “ dhe “Mbajtje në pronësi. kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”