“Kërkoi dhe mori ryshfet”, arrestohet një mjek kirurg në Maqedoni

175

Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një mjek kirurg në Manastir, përcjell TV21. I njëjti sipas MPB-së, është kapur duke marrë ryshfet nga një pacient.

“Dje pasdite në ora 17 në ambientet e Spitalit klinik në Manastir, zyrtarë policorë të Sektorit për Punëve të Brendshme në Manastir kanë privuar nga liria M.S.(64), mjek në Repartin Kirurgjik në Spitalin Klinik të Manastirit. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “marrja e ryshfetit” nga neni 357 i Kodit Penal, përkatësisht se pas kryerjes së procedurës kirurgjikale, ka kërkuar dhe ka marrë ryshfet nga një person nga rajoni i Manastirit. Atij iu gjetën dhe sekuestruan paratë, të cilat më parë ishin të markuara”, thonë nga MPB.

Comments