Vdes personi që u lëndua me paragllajd në Istog
Ka vdekur personi që është lënduar duke manovruar me paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Sine të Istogut.
Këtë për Express e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencë, Ejup Govori.
“Para disa minutave ka vdekur pacienti, ai ka pasur lëndime të rënda dhe përkundër masave animuese nuk mbijetoi”, tha ai. /GazetaExpress/