Haradinaj: Kaçanikasit vendosën – Kosova Fituese!

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK – NISMA – Konservatorët, ka ndarë pamje nga tubimi i radhës i koalicionit në Kaçanik.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se “qyteti që ka shkruar histori, sonte na dha forcë për hapat e mëdhenj që na presin, e që do e bëjnë jetën më të mirë për qytetarët – ekonomi të fortë e siguri të përhershme.”