Klubi turk braktisi ndeshjen, jep dorëheqjen presidenti

Skuadra e Adana Demirspor braktisi ndeshjen ndaj Galatasaray-t, pas pretendimeve për gjykimin. Penalltia e dhënë në favor të vendasve, nuk u prit mirë nga drejtuesit e Adana Demirspor, që urdhëruan largimin e skuadrës nga fusha.

Gjyqtari pezulloi ndeshjen, pasi ekipi mik refuzoi të rikthehet dhe me gjasë do të humbasë takimin në tavolinë, sipas rregullores.
Vetëm një ditë pas këtyre ngjarjeve, presidenti i Adana-s ka dhënë dorëheqjen. Bedihran Durak, nëpërmjet rrjeteve sociale, njoftoi largimin nga drejtimi i klubit, duke thënë se këtë vendim e ka marrë për një të ardhme më të mirë. /tvklan.al