Kreu i KQZ’së: Procesi i numërimit pritet të zgjasë 10 ditë deri në 2 javë

Kryetari i KQZ’së Kreshnik Radoniqi, ka thënë se procesi i numërimit të votave do të zgjasë 10 ditë deri në 2 javë.

“Meqenëse nuk kemi filluar në të gjitha qendrat komunale të numërimit dhe me pa edhe atje se si po shkon procesi, atëherë nuk e kemi bërë një vlerësim se sa do të zgjasë procesi i numërimit, por e përafërt do të jetë 10 ditë deri në 2 javë”, tha ai. /GazetaExpress/