U tha se vuan nga kanceri, flet Genta Ismajli

717
fresco

Genta Ismajli, një nga këngëtaret më të njohura dhe të dashura për publikun shqiptar, ka qenë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale ditët e fundit, për shkak të prerjes së flokëve të saj, një ndryshim që ka tërhequr shumë komente dhe diskutime.

Ismajli, e cila ka vite karrierë dhe njihet si diva e muzikës shqiptare, është gjithmonë e gatshme të eksperimentojë me stilin e saj, ajo ka vendosur të bëjë një ndryshim të guximshëm, shkruan portali rtv21.tv

Edhe pse Genta ka kohë që nuk ka qenë aktive në muzikë, mjafton një foto e saj dhe bëhet lajm menjëherë.

midle

Pavarësisht kësaj, disa spekuluan se shkurtimi i flokëve mund të ketë lidhje me një sëmundje, duke përfshirë kancerin, por Genta e ka mohuar këtë spekulim.

Ajo ka sqaruar situatën për emisionin In&Out në RTV21, duke thënë se për disa klikime nuk duhet të preket shëndeti i dikujt. Ajo ka kërkuar kujdes me titujt dhe lajmet, duke theksuar se mos harroni dhe mos humbni humanitetin brenda jush me përhapjen spekulime të tilla, duke shtuar se “klikimet nuk janë gjithçka”.

Genta, e cila tani është nënë e dy fëmijëve, ka thënë se është e lumtur dhe po e shijon jetën me bashkëshortin e saj. Ajo ka premtuar se do të kthehet në skenë me këngë të reja shumë shpejt, duke treguar se është gjithmonë e gatshme për të dhënë diçka të re për fansat e saj. Me këtë qëndrim pozitiv dhe energjik, Genta vazhdon të jetë një figurë e dashur dhe e respektuar për shumë./21Media

Comments