Për shkak të defektit, rreth 5 mijë konsumatorë kanë mbetur pa energji elektrike në Tetovë

85
fresco

Për shkak të një defekti që ka ndodhur në trafostacionin 110 kV “Tetova 1”, një pjesë e qytetit të Tetovës mbeti pa energji elektrike, por pas sanimit të problemit, furnizimi me energji është rikthyer për shumicën e konsumatorëve, përcjell TV21. Momentalisht, pa energji elektrike janë rreth 5000 konsumatorë

midle

“Sot rreth orës 9 ka ndodhur një defekt i madh në trafostacionin 110 kV “Tetova 1” dhe për pasojë një pjesë e madhe e zonës urbane të qytetit ka mbetur pa furnizim me energji elektrike.
Për 10 minuta është rikthyer furnizimi për shumicën e konsumatorëve, ndërsa për momentin pa energji elektrike janë rreth 5000 konsumatorë.
Ekipet e Elektrodistribuimit janë në terren dhe po punojnë për mënjanimin e defektit”, njoftoi Elektrodistribuimi.

Comments