Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti në RMV sot paradite do të jetë shumë i ftohtë, ditën me diell me vranësira lokale të ulëta deri mesatare.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.
Temperatura do të lëvizë nga -12 deri në 10 gradë.
Në Shkup mëngjesi do të jetë i ftohtë, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura do të lëvizë nga -8 deri në 9 gradë.