Shkëndija fiton Sileksin, Shkupi mund Brerën në Strumicë

79
fresco

Me ndeshjet e luajtura mesditën e kësaj të diele është mbyllur xhiroja e 20-të në elitën e futbollit vendor. Shkëndija ka fituar duelin me Sileksin në Tetovë me rezultatin 4:2. Kërstevski, Ramadani, Ibraimi dhe Latifi ishin autor të golave për kuqezinjtë në këtë përballje, teksa për Sileksin dy golat i shënuan Aliq dhe Rajkov.

midle

Me fitore ka vazhduar Shkupi që në Strumicë mposhti Brerën me rezultat 2:1. Avornijo dhe Imeri shënuan për bardheblutë, teksa golin e vetëm për vendasit e gjeti Georgievski. Derbi ndërmjet dy ekipeve shqiptare, Besës dhe Gostivarit u mbyll me barazim pa gola, përderisa Rabotniçki mori fitore minimale 1:0 ndaj Voskës. Në duelin tjetër në program të kësaj dite, Pelisteri ka surprizuar duke e mundur Tikveshhin me shifra 2:1.

Comments