Shpërthim në konsullatën ruse në Francë – policia jep detajet e para

62
fresco

Sipas raportimeve, një shpërthim ka ndodhur në një konsullatë ruse në Francë.

Bëhet e ditur se incidenti ndodhi brenda ndërtesës në qytetin jugor të Marsejës, ka njoftuar edhe konsulli i përgjithshëm i Rusisë, Stanislav Oranskiy.

Mediat franceze kanë treguar se tani në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

midle

Ndërsa Ministria e Jashtme ruse tha se incidenti kishte shenjat e një “sulmi terrorist”.

Madje, ajo ka kërkuar një hetim të plotë nga autoritetet franceze.

Ndryshe, policia franceze nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me rastin.

Comments