Ish komandanti Tara nervozohet gjatë dëshmisë në Hagë: Shfaqne dokumentin ose s’jap asnjë përgjigje

80
fresco

Ish-komandanti i UÇK-së në Rahovec, Ismet Tara, është duke dhënë dëshminë në Gjykatën Speciale, ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Gjatë dëshmisë ai është nervozuar dhe ka kërkuar që t’i jepet një deklaratë e vitit 2019, për të cilën thotë se e ka paraqitur atë si tradhtar dhe e ka rrezikuar atë dhe 10 anëtarët e familjes së tij.

“Unë kam një kërkesë prej gjyqtarit para se të dalë prej këtu, unë pas kësaj dëshiroj prej gjyqtarit të ëm paraqitet dokumenti ku unë kam ngritur dyshimet e mia në lidhje me intervistimet e mia të investiguesve dhe prokurorëve në vitin 2019, përndryshe prej këtij momenti unë nuk flasë më asgjë”, tha ai.

midle

Ai tha se pa iu paraqitur dokumenti që e kërkon, nuk do të vazhdojë dëshminë.

“Në atë dokument jam përshkruar si tradhtar i kombit tim, tradhtar i UÇK-së, tradhtar i dëshmorëve dhe heronjve të mi dhe popullatës së larguar e masakruar nga Kosova, unë nuk do të jap asnjë njohuri pa u pastruar komandant Hoxha. Prej këtij momenti nuk flet asgjë. Seanca do të mbyllet, unë asnjë përgjigje nuk do të jap derisa nuk shikohet dokumenti”, tha ai.

Më pas gjyqtari i kërkoi Tarës të largohet nga salla dhe njoftoi për 10 minuta pushim.

Comments