Zhdukja e Ervis Martinajt, Berisha: Gjasat të çojnë drejt një vrasjeje shtetërore

61
fresco

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi në lidhje me transkriptet e publikuara nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në të cilat ai pretendon se u fye nga prokurorët në sallën e gjyqit.

Gjatë një konference me gazetarët, Berisha tha se publikimi i bërë nga Veliaj është një kërcënim personal ndaj prokurorit Ols Dado.

“Së fundi dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal të dënueshëm të Erion vjedhësit, Erion hajdutit kërcënimin me personale të Olsi Dados. Unë e kam pak ndryshe problemin këtu. Unë jam kundër çdo kërcënimi personal, nuk mund të ketë kërcënime personale, sepse pastaj është vetëgjyqësi. Po mesazhi që jep ky hajdut, është mesazhi i kërcënimit me jetë të dëshmitarëve”, tha Berisha.

midle

Kreu i PD, tha se kur kërcënimet ndodhin në emër personal të çojnë në vetëgjyqësi, siç ndodhi me rastin e Ervis Martinaj.

Berisha pretendoi se me shumë gjasa zhdukja e bosit të lojërave të fatit është një krim shtetëror, pasi ndodhi pas kërcënimeve që kryeministri Rama i bëri Martinaj, duke i thënë ta dimë targën.

“Nuk është kërcënuar kurrë në personal, kërcënime në personal kam bërë ndonjëherë vetëm Edi Ramës që kërcënon në personal. Njerëz të kërcënuar personal nga Edi Rama janë zhdukur pa nam e nishan, po, e kërcënoi në personal dhe ‘të dimë targën’, Ervis Martinajt dhe është i vetmi njeri që nuk gjendet më. Të gjitha gjasat kur nuk gjendet të çojnë drejt një vrasje shtetërore”, tha Berisha.

Comments