Gruaja në Prishtinë e rrah burrin dhe del nga banesa, 39-vjeçari kërkon ndihmë nga Policia

Një rast dhune ka ndodhur së fundmi në një familje në Prishtinë,
Këtë herë, një burrë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e denoncuar për dhunë bashkëshorten e tij me të cilën është në prag divorci, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, gruaja e tij ka ushtruar dhunë psikike pas disa mosmarrëveshjeve, e më pas dyshohet se edhe e ka sulmuar fizikisht.

Bazuare në informacionet e para, e dyshuara ka dalë më pas nga banesa, por burri vendosi ta raportojë në Polici.
Si rezultat i denoncimit, çifti janë intervistuar lidhur me rastin dhe kanë dhënë deklaratat e tyre për atë që ka ndodhur.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj gruas është iniciuar rasti për “Dhunë në familje”.