Shënimi i Epopesë së UÇK-së, themelohet Këshilli Shtetëror

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike, në të cilën ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë përbërje:
1. Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, kryesues;
2. Fadil Nura, kryetar i Komunës së Skenderajt, bashkëkryesues;
3. Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;

4. Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;
5. Bashkim Jashari, komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar;
6. Gazmend Hoxha, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar; dhe
7. Përfaqësues nga organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar,
Me këtë vendim, Zyra e presidentes, Kuvendi i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ftohen ta dërgojnë nga një përfaqësues.