Gjatë ditës së djeshme Policia e Maqedonisë ka shqiptuar 773 gjoba në komunikacion

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme (24.02.2025) janë shqiptuar 773 gjoba në komunikacion, përcjell TV21. Sipas MPB-së, pjesa më e madhe e gjobave janë shqiptuar për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

“Pjesa më e madhe e shkeljeve kanë të bëjë me shpejtësinë-175, si dhe parkimin e paligjshëm 252. Ndërsa, menjëherë pas tyre janë shkeljet për drejtim të automjetit pa patentë shofer -73, më pas mospërdorimi i rripit të sigurimit 48, si dhe 34 shkelje për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit. Gjatë ditës së djeshme janë konstatuar gjashtë shoferë, që kanë vozitur nën efektin e alkoolit, pesë kanë kaluar në semafor të kuq dhe janë regjistruar tetë kundërvajtje nga këmbësorët. Në përputhje me Ligjin për automjete, janë evidentuar gjashtë vetura me defekte teknike, si dhe 17 automjete të paregjistruara”, thonë nga MPB./tv21.tv