Trump, viza amerikane 5 milionë dollarë për të pasurit, përfshirë edhe rusët!

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një plan të ri për të shitur leje qëndrimi në SHBA, të njohur si “karta e artë,” me një çmim prej 5 milionë dollarësh. Kjo iniciativë do të zëvendësojë vizën EB-5 për investitorët dhe do të ofrojë mundësinë për të fituar leje qëndrimi të përhershme për ata që investojnë një shumë të konsiderueshme në SHBA.

Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, tha se ky program do të eleminonte mashtrimet që mund të ishin shoqëruar me vizat EB-5 dhe do të ndihmonte në rritjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të punës. Trump gjithashtu tha se ky program mund të jetë i disponueshëm edhe për rusët, duke përmendur mundësinë që oligarkët rusë mund të aplikonin për këtë leje qëndrimi.