Afër marrëveshja me Turqinë dhe Kanadanë për njohjen e patentëshoferëve

60
fresco

Kosova është në fazën e përfundimit të një marrëveshjeje që do të mundësojë njohjen e patentëshoferëve të Kosovës edhe në Kanada dhe Turqi.

Kështu bëri të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës.

midle

Ai tha se MPJD-ja dhe MPB-ja ka punuar vazhdimisht për të lehtësuar jetën e bashkatdhetarëve duke përfshirë marrëveshjet për njohjen e patentë shoferëve në shtete të ndryshme si Gjermania, Italia dhe së fundmi edhe në Austri.

“Të pandashëm nga mërgata jonë kemi qenë dhe ne gjatë gjithë qeverisjes sonë. MPJD-ja dhe MPB-ja janë angazhuar vazhdimisht në shtimin, digjitalizimin e shërbimeve për bashkatdhetarët. “Një nga lehtësimet më të mëdha është dhe njohja e patentë shoferëve, siç është Gjermania. Muajin e kaluar ka hyrë në fuqi marrëveshja me Italinë dhe tashti fillon edhe me Austrinë. Pas këtyre në proces të finalizimit të njohjes së patentëshoferëve jemi edhe me Kanadanë dhe me Turqinë”, tha Kurti.

Comments