Para shpalljes së aktgjykimit për Dodikun, në RS vendosen 300 policë specialë të Hungarisë

399
fresco

Një vit pas fillimit të gjykimit, Gjykata Shtetërore e BeH është gati të shpallë vendimin e shkallës së parë kundër kryetarit të enklavës serbe të quajtur Republika Serbe, Millorad Dodik, për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë. Pas paraqitjes së fjalës përfundimtare më 19 shkurt, gjyqtarja Sena Uzunoviq caktoi për sot shpalljen e vendimit. Përveç Millorad Dodikut, është akuzuar edhe Millosh Llukiq si ushtrues detyre i drejtorit të Gazetës Zyrtare të Republikës Serbe.

Masat e sigurisë janë forcuar në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës. Këtë informacion e ka konfirmuar për N1 Sarajevë, ministri i Punëve të Brendshme të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Ramo Isak. Isak vuri në dukje se ngritja e masave të sigurisë është një proces i zakonshëm. Ai komentoi gjithashtu praninë e forcave speciale hungareze në Republikën Serbe. Ai tha se “ata mund të mbajnë mobile Dodikut”.

Ai iu përgjigj Dodikut, i cili mbrëmë kishte thënë në Asamblenë Kombëtare të RS se 300 anëtarë të policisë speciale hungareze mbërritën në Bosnje dhe Hercegovinë këtë javë. Sipas fjalëve të tij, ata ndodhen në objektet e Ministrisë së Brendshme të Republikës Serbe në Banjallukë.

midle

Gjykata së pari do të nxjerrë një aktgjykimin e shkallës së parë i cili nuk është i formës së prerë e që nuk do të ketë pasoja për kryetarin e Republikës Serbe derisa të jepet një aktgjykim përfundimtar. Në praktikë, kjo do të thotë se Dodik do të jetë në gjendje të kryejë të gjitha funksionet dhe të jetë i lirë pavarësisht vendimit të shkallës së parë.

Partitë politike opozitare të Republikës Serbe nuk e përkrahin Millorad Dodikun dhe veprimet e tij të paralajmëruara. Në vend të mbështetjes që priste, Dodik mori një kërkesë nga drejtuesit e opozitës për të dhënë dorëheqjen.

Dodik ka ushtruar presion mbi institucionet gjyqësore gjatë procesit, i cili u intensifikua në ditët para vendimit. Ai u mbrojt nga kolegët e tij partiakë, si dhe nga presidenti i serb, Aleksandar Vuçiq.

Dodik ka paralajmëruar se nëse akuzohet, serbët do të tërhiqen nga institucionet shtetërore, SIPA dhe ushtria, dhe në disa paraqitje më të ashpra në media, ai gjithashtu ka paralajmëruar shkëputje nga BeH dhe një konfederatë të Republikës Serbe me Serbinë.

Comments