Akuzat ndaj Mexhitit, VLEN do ta padis opozitën për shpifje

82
fresco

VLEN do të padisë opozitën për shpifje konkretisht në rastin e akuzave ndaj ministrit të Ekologjisë Izet Mexhiti për të cilin opozita tha se ka krijuar praktikë të dëmshme në dhënien e vendimeve dhe nënshkrimeve, që len hapësirë për korrupsion. Nga VLEN kishin thënë se kjo praktikë është vënë që në kohën e ish ministrave, duke filluar nga Nurhan Izairi dhe të gjithë të tjerët pas tij, përfshirë ish ministren e LSDM-së Kaja Shukova.

“Edhe në të kaluarën gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së është praktikuar po e njëjta mënyrë e procedimit të lëndëve në Ministrinë për Ekologji. Këto janë akuza të rënda për të cilat ne ditëve në vijim po mendojmë që t’i denoncojmë dhe të ngremë padi për shpifje që u bëhen figurave, në këtë rast, figurës së zv.kryeministrit z. Izet Mexhitit”, deklaroi Saranda Imeri Stafai, VLEN.

midle

Kur do ta dorëzoni këtë padi dhe me çfarë dokumentesh? Cilat janë të dhënat që i posedoni për padinë?

“Për të njollosur një personalitet publik duhet të kesh guximin dhe të kesh me të vërtetë fakte. U vërtetua në ditët që kaluan se BDI po merret vetëm me shpifje. Rasti tjetër ishte rasti me drejtorin gjeneral të MEPSO-s ku kishte aludime se gjoja drejtori nuk ka të drejtë nënshkrimi të dokumenteve të ndryshme dhe më pastaj normalisht që dolëm me demant”, u përgjigj Saranda Imeri Stafai, VLEN. /Alsat.mk

Comments