Lavrov: Rusia s’pranon paqeruajtës evropianë në Ukrainë

119
fresco

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se Rusia nuk e konsideron një opsion dislokimin e trupave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë.

Gjatë një konference për media në Katar të mërkurën, Lavrov, ka thënë se këto bisedime kanë për qëllim “të nxisin më tej konfliktin”, raporton Reuters.

midle

Lavrov gjithashtu i ka përshkruar diskutimet si “bisedë boshe” dhe një “mashtrim”, që synon “pompimin e Ukrainës me armë”.

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë të martën se do të kishte nevojë për “një formë paqeruajtjeje” në Ukrainë pas një marrëveshjeje paqeje, pasi kishte deklaruar të hënën se Rusia ishte e hapur për të pranuar paqeruajtës evropianë në Ukrainë.

Comments