Filipçe: Jemi konfuz rreth politikës së jashtme/ Mickoski: Ende nuk janë zgjuar nga ëndrra se janë në opozitë

73
fresco

Konfuze, e improvizuar dhe pa busull. Kështu e ka vlerësuar kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, politikën e jashtme të Qeverisë pas zhvillimeve të fundit në Kombet e Bashkuara lidhur me rezolutat për Ukrainën ku vendi ynë votoI I përmbajtur.

Dëshmi për këtë, thotë Filipçe, është votimi i abstenuar i rezolutës evropiane për Ukrainën, që e vendosi vendin tonë në shoqëri të papërshtatshme, së bashku me Ganën, Bangladeshin dhe Zambinë, ndërsa të gjithë fqinjët tanë votuan “pro”. Filipçe i drejtoi edhe një pyetje të drejtpërdrejtë Qeverisë: Çfarë kërkon Maqedonia e Veriut në këtë grup?

“A jemi ne një vend evropian apo duam të mbetemi në një lloj izolimi gjeopolitik?” Me këto vendime kaotike dhe të pakuptueshme, Maqedonia e Veriut po dërgon mesazh se politika e saj e jashtme është improvizim. “Në politikën globale, ku çdo lëvizje ka rëndësi, një papërgjegjshmëri e tillë nuk kalon pa u vënë re”, ka theksuar Filipçe.

E shpejtë ishte kundërpërgjigja nga kryeministri Hristijan Mickovski.

midle

“Këta njerëz kanë më së paku të drejtë dhe kredibilitet për të folur, veçanërisht për aktivitetin tonë ndërkombëtar dhe veçanërisht për marrëdhëniet tona me administratën e Presidentit Trump. Do t’ju kujtoj se ata më akuzuan se jam anti-NATO, anti-amerika, pro-rus dhe nuk e di se çfarë… dhe tani i shqetëson fakti që ne kemi një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me administratën e re të Presidentit Trump, dhe që ne ishim bashkë-sponsorizues të asaj rezolute së bashku me disa vende të tjera, Izraelin, Ingarinë dhe Gjeorgjinë, tha Mickoski.

Sipas liderit të LSDM , konfuz është vendimi i Qeverisë që të bashkë-sponsorizojë rezolutën e propozuar nga SHBA-të dhe më pas të abstenojë.

“Rezolutat evropiane dhe ato amerikane nuk kundërshtojnë njëra-tjetrën, ato plotësojnë njëra-tjetrën”. Franca, Gjermania, Italia dhe shumë vende të tjera evropiane votuan “pro” rezolutës amerikane. Nëse ne ishim tashmë bashkë-sponsor, pse nuk e votuam atë? Nëse jemi plotësisht të lidhur me politikën e jashtme evropiane, siç thotë Mickoski, pse votuam kundër të gjitha vendeve evropiane? “Votimi për të dyja rezolutat do të nënkuptonte një qëndrim të qartë se ne mbështesim arritjen e paqes në Ukrainë në kohën më të shkurtër të mundshme” – tha Filipçe.

“Ndërkohë, kur ajo rezolutë doli për votim, disa amendamente iu dorëzuan vetë Kuvendit… shumica u refuzuan, një u pranua. Atëherë, propozuesi e ka atë të drejtë, SHBA-të, me të cilët ishim plotësisht të koordinuar, votuan të përmbajtur dhe ne votuam njësoj të përmbajtur. Më vjen keq që politika e optikës në plazhet e ngrohta dhe me diell dhe politika e optikës këtu në Maqedoni nuk është e njëjtë, kështu që ndoshta disa nga liderët e opozitës ende jetojnë në rërën e ngrohtë dhe shohin me ato syze dhe ato optikë. Fatkeqësisht, ata ende nuk janë zgjuar nga ëndrra se janë opozitë dhe do të jenë opozitë edhe për një kohë të gjatë” – tha Mickoski.

Sipas Filipçes, do të ishte shumë më e mençur që vendi t’i mbështeste dhe të votonte “pro” të dyja rezolutat, gjë që do të dërgonte mesazhin se ka një qëndrim parimor dhe të qëndrueshëm që nënkupton mbështetje si për Bashkimin Evropian ashtu edhe për SHBA-në. /tvklan.mk/

Comments